Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ardian Çapjes, i akuzuar nga SPAK për organizim të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit babë e bir, në qytetin e Elbasanit. Mësohet se, shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit mbrojtës. Gjatë procesit gjyqësor, ishte parashikuar të merrej dëshmia e 5 personave, e cila konsiderohet e rëndësishme për vijimin e gjykimit.