Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka prezantuar këtë të dielë buxhetin për fermerët, për vitin 2022. Në fjalën e saj, ministrja vuri në pah edhe një herë mbështetjen e qeverisë ndaj këtij sektori, teksa bëri me dije se një fond prej 7.1 miliardë lekësh do të shkojnë për mbështetjen dhe investimet për zhvillimin rural.