Top News – Burrat që rrahin gratë/ Jashtë banesës, ligji hyn në fuqi
18/11/2020 11:01

Data 18 nëntor shënon hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore për dhunën e ushtruar nga burrat ndaj grave, apo pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ndryshimet në ligjin për masat kundër dhunës në familje, miratuar nga Parlamenti në datën 15 tetor 2020 janë botuar në Fletoren Zyrtare në datën 3 nëntor 2020, ndërsa hyjnë në fuqi dhe do të zbatohen duke filluar nga kjo e mërkurë. Konkretisht, ligji i ndryshuar parashikon që, Policia e Shtetit, para se të vihet në lëvizje gjykata, urdhëron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë. Ligji i mëparshëm priste vendimin e gjykatës për të larguar dhunuesin nga banesa, kohë gjatë të cilës dhunuesi, kryesisht burrat, vijonin dhunën. Me ligjin e ri, një burrë që dhunon gruan, do të largohet në kohë rekord nga banesa. Por pyetja tashmë lidhet me faktin se ku do të strehohen burrat dhunues pas largimit nga banesa me anë të policisë? Qeveria do të bashkëpunojë me bashkitë për të siguruar strehë për burrat dhunues. Ndërkaq, pas ndërhyrjes së policisë, do të vihet në lëvizje gjykata, e cila sipas ndryshimeve të reja ligjore, si masë mbrojtëse të dhunës në familje, urdhëron menjëherë largimin e dhunuesit nga banesa, për një afat kohor të caktuar, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë. Pra, më pas do të jetë gjykata që do të vlerësojë vendimin e policisë për largimin e dhunuesit nga banesa. Gjykata do të shprehet edhe në vendimin emergjent apo edhe në vendin për mbrojtjen e viktimës, i cili do të jetë më i plotës dhe i arsyetuar.

Top News- “Heroina ime është mamaja”/ Stenaldo bisedon me Ilirin, rrëfehen dy banorët
25/12 23:15
Top News- Armiri qan pas surprizës së vajzës: Babi të do shumë / E përqafojnë banorët
25/12 23:15
Top News- Ilir Vrenozi nuk mban lotët, Stenaldo e mahnit me zërin e tij: Njeri i jashtëzakonshëm…
25/12 23:12
Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Humb jetën 16-vjeçari në Fier, aksident fatal në kryqëzimin e Cakranit
25/12 22:15
Top News- Zelensky kërkon fundin e luftës, njofton SHBA për kushtet e paqes
25/12 21:30
A mbaroj LUFTA?/ ÇFARË po ndodhë me UKRAINËN dhe RUSINË? Eksperti jep LAJMIN
25/12 20:53
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën një 19-vjeçar
25/12 20:30
Top News- E rëndë! Makinat bëhen copash në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari
25/12 20:29
Top Channel/ Gruaja myslimane dhe burri ortodoks, Krishtlindja e veçantë në familjen nga Elbasani
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Fatura fiktive, penalizohen 360 farmaci, farmacistët: Jo dënim kolektiv
25/12 19:40
Top Channel/ “Vetting” për investimet e huaja! Lëvizja e qeverisë, pas thirrjes së SHBA
25/12 19:37
Top News- Vodhën naftën e mjeteve të punës/ Pezullohen nga detyra tre punonjës të Bashkisë së Vlorës
25/12 19:30
Top News- Kim Jong Un zbulon nëndetësen bërthamore, gati për luftë/ Mesazh Koresë së Jugut
25/12 19:02
Top News- I vuri gjobë, biznesmeni refuzoi / 42 vjeçari e plagos me thikë, arrestohet nga policia
25/12 18:52
Top News- Sherr i madh në Korçë, dhunohet një i dehur nga disa persona
25/12 18:41
Top Channel/ Konflikt në Korçë, një person dhunohet për motive banale, dyshohet se…
25/12 18:22
Top Channel/ Plagosja e biznesmenit me thikë në Kavajë, pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja
25/12 17:55
Top Channel/ Përplasja e anijeve turistike në lumin Nil, TCH siguron pamjet e momentit të aksidentit
25/12 17:46
DIGITALB DIGITALB