Era e forte gjate mbremjes se kaluar ka rrezuar dhjetra peme disa vjecare ne zonen e Shkodres. Demi me i madh eshte shkaktuar ne unazen Perendimore te qytetit ku pemet jane rrezuar duke demtuar edhe disa makina. Sa i perket reshjeve te shiut, ato nuk kane shkaktuar probleme ne te gjithe territorin e qarkut. Niveli i ulet i ujit ne hidrocentralet mbi lumin Drin, hedh poshte cdo mundesi permbytje ne zonat e NenShkodres.