Top News – Bullgaria hyn në eurozonë / Nga 1 janari 2026, merr dritën jeshile nga Brukseli
04/06/2025 15:19

Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile Bullgarisë për t’u anëtarësuar në eurozonë më 1 janar 2026, duke shënuar hapin e dytë të rëndësishëm të shtetit brenda një viti në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. KE-ja, e cila u mblodh më 4 qershor për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje, tha se Bullgaria i përmbush katër kriteret nominale të konvergjencës që përdoren për të vlerësuar nëse një vend është i gatshëm të adoptojë euron. “Euroja është një simbol i prekshëm i forcës dhe unitetit evropian”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Banka Qendrore Evropiane pritet po ashtu që të publikojë mendimin e saj dhe zyrtarët bullgarë kanë thënë se presin një vlerësim pozitiv edhe nga ky institucion. Këshilli i Bashkimit Evropian do të marrë vendimin përfundimtar për pranimin e Bullgarisë në eurozonë, duke u bazuar në opinionet e KE-së dhe Bankës Qendrore Evropiane, si dhe në diskutimet me Eurogrupin dhe Këshillin Evropian. Edhe pse pranimi i euros ishte një nga kushtet për anëtarësimin në BE, dështimet legjislative – përfshirë reformat për luftimin e pastrimit të parave, shqetësimet për inflacionin dhe bllokadat politike (Bullgaria ka mbajtur shtatë procese zgjedhore në katër vjetët e fundit) – e kanë bërë këtë rrugëtim të vështirë për Sofjen. Një vendim në favor të adoptimit të euros është hapi i dytë i madh i Bullgarisë brenda një viti në rrugën e shtetit drejt integrimit në BE. Në janar, Sofja u bë anëtare me të drejta të plota e zonës Shengen dhe kufijtë e Bullgarisë me Greqinë dhe Rumaninë tani janë plotësisht të hapur.

Top News – Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako dhe Jozi, i bashkohen miqve
26/09 23:00
Top News- OKB ‘boshatiset’ kur flet Netanyahu/ Dhjetëra delegacione në protestë lënë sallën
26/09 22:58
Top Channel/ Berat, një i vdekur dhe 2 të plagosur/ Aksident i rëndë në aksin Poliçan-Berat
26/09 22:40
Top News- 48 orë për t’i dhënë fund luftës në Gaza/ Cili është plani me 21 pika i Donald Trump
26/09 22:38
Top News- “Kam qajt si fëmija”, banori tregon momentin ku mbeti viktimë vëllai i Gjestit
26/09 22:17
Top News- Ekzekutimi i Klevis Lleshit, arrestohet në Itali një nga autorët e dyshuar
26/09 22:05
Top News- 1 viktimë e 2 të plagosur në aksident, makina del nga rruga në aksin Poliçan-Berat
26/09 22:04
Top News – Credins Bank çel ekspozitën e artistit shumëdimensional Artur Gorishti
26/09 21:33
Top Channel/ Aksident tragjik në “Poliçan-Berat”, humb jetën shoferi 34-vjeçar, plagosen dy të tjerë
26/09 21:23
Top News- Rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme vendos përfaqësinë në Shqipëri
26/09 21:06
Top News- Prishen ndërtimet pa leje në Sarandë, fadromat shembin shtesat në katet e para
26/09 20:49
Top News-Begaj takon Guterres në New York/Kreu i shtetit-Shqipëria pjesë e zgjidhjes, jo e problemit
26/09 20:42
Top News- Gjesti merr lajmin e tmerrshëm, humb vëllanë në aksident, shpërthen në lot
26/09 20:42
Top Channel/ “O Eldii”, pamje tronditëse, Gjesti shikon vëllanë e mitur pa jetë, dyshohet se…
26/09 20:31
Top Channel/ ‘Për 4-5 vite do jemi në BE, Rama: Çdo familje shqiptare do ketë një pronë me…
26/09 20:27
Top Channel/ Pogradec, super-hotel me para droge, trafikantit ia sekuestron prokuroria
26/09 20:26
Top Channel/ Hetimi për tenderat e oksigjenit, 12 persona shkelje për miliona euro
26/09 19:32
Top Channel/ Spiropali prezanton “Diellën” në OKB: Tregon si teknologjia u shërben qytetarëve
26/09 19:27
Top Channel/ Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Sarandë, pamje nga aksioni i IMT
26/09 19:17
Top News- Humb jetën vëllai i Gjestit/ U përfshi në një aksident rrugor, plagoset një tjetër
26/09 17:54