Britania i bëri thirrje sot Presidentit rus Vladimir Putin “të tërhiqet nga ajo që po planifikon” për Ukrainën, duke paralajmëruar se çdo sulm i mundshëm, do të shoqërohej me pasoja ndaj kompanive dhe individëve rusë të lidhur me Kremlinin. Shtetet e Bashkuara dhe Britania po përpiqen t’i tregojnë zotit Putin se individët më të pasur të Rusisë, që i kanë pasuritë jashtë, do të përballen me sanksione, nëse trupat ruse futen në Ukrainë. Moska ka mohuar se synon të sulmojë Ukrainën, dikur ish republikë sovjetike.