Britania dhe Amerika po largohen për shkak të një lëvizjeje të pazakontë të magmës nën koren e Tokës, thotë një studim I ri. Ekspertët britanikë lëshuan sizmometra në fund të oqeanit Atlantik, dhe zbuluan në thellësitë e tij forca gjeologjike të panjohura më parë. Këto forca mendohet të jenë pjesërisht përgjegjëse për lëvizjen e pllakave tektonike që po e largojën Amerikën nga Europa dhe Afrika me disa centimetra cdo vit. Sipas ekipit hulumtues, ky zbulim hedh dritë mbi proceset misterioze nën koren e planetit tonë. Dr Kate Rychert, eksperte në Universitetin e Southampton tha se gjetje të tilla.