Top News – Britania dhe BE/ Marrëveshje për kufijtë Irlandezë
08/12/2020 19:25

Britania e madhe dhe bashkimi evropian kanë arritur një marrëveshje se si rregullat pas divorcit do të implementohen, vecanërisht në lidhje me irlandën e veriut. Qeveria tha se një marrëveshje në parim është arritur për disa cështje, përfshirë pikat e kontrollit në kufi dhe furnizimin me ilace. Qeveria thotë se do të tërheqë tani klauzolat e diskutueshme në ligjin për tregun e brendshëm. Sidoqoftë negociatat për të arritur një marrëveshje të plotë për tregtinë pas brexitit, vazhdojnë akoma. Detajet e marrëveshjes nuk janë publikuar ende por pritet të ravijëzohen në ditët në vijim. Ato do të aplikohen pavarësisht nëse dy palët do të arrijnë apo jo një marrëveshje tregtare. Sidoqoftë, ky hap i parë ka sjellë pak optimizëm me ministrin britanik Michael Gove që tha se ishte i kënaqur dhe falenderoi zëvendëspresidentin e komisionit evropian, Maros Sefcovic për qëndrimin konstruktiv dhe pragmatik të ekipit të tij. Zyrtarët irlandezë po ashtu mirëpritën lajmin. Marrëveshja e tërheqjes, apo e divorcit, përcakton detajet e daljes së britanisë së madhe nga BE. Brexiti tashmë është konkretizuar por rregullat nuk kanë ndryshuar menjëherë, me Britaninë dhe BE që lanë kohë deri në fund të këtij viti për të negociuar një marrëveshje për periudhën pas brexitit.

Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
DIGITALB DIGITALB