Top News – Britania çon trupa në Ukrainë / E para në Evropë, i thotë ’po’ misionit paqeruajtës
17/02/2025 12:48

Kryeministri britanik Keir Starmer është bërë lideri i parë evropian që thotë se është gati të vendosë trupa paqeruajtëse në Ukrainë, duke e marrë këtë angazhim përpara një takimi urgjent të liderëve në Paris për të diskutuar rolin e Evropës në një armëpushim. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, habiti Ukrainën dhe aleatët evropianë javën e kaluar kur njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin pa u konsultuar me ta për të diskutuar për fundin e luftës tre-vjeçare. I dërguari i Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, tha të shtunën se Evropa nuk do të ketë një vend në tryezë për asnjë bisedë paqeje. Uashingtoni në anën tjetër dërgoi një pyetësor në kryeqytetet evropiane për të pyetur se si mund të kontribuojnë ato në garancitë e sigurisë për Kievin. Starmer, i cili pritet të udhëtojë në Uashington për t'u takuar me Trumpin javën e ardhshme, tha të dielën se Evropa po përballet me një "moment historik" për sigurinë kolektive të kontinentit dhe ajo duhet të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Ai tha se Britania ishte e gatshme të luante një rol udhëheqës në dhënien e garancive të sigurisë për Ukrainën, duke përfshirë gatishmërinë për të vendosur "trupat britanike në terren nëse është e nevojshme". “Fundi i kësaj lufte, kur të vijë, nuk mund të jetë thjesht një pauzë e përkohshme përpara se Putin të sulmojë përsëri”, tha ai në gazetën Daily Telegraph. Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë ndërkohë liderët nga Gjermania, Italia, Britania, Polonia, Spanja, Holanda dhe Danimarka, të cilët do të përfaqësojnë vendet baltike dhe skandinave, së bashku me udhëheqjen e Bashkimit Evropian dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16