Britania e madhe po harton planet për të dërguar mjete të blinduara në Ukrainë – shkruan e përditshmja The Times. Opsionet që po merren në konsideratë në Ministrinë e Mbrojtjes, përfshijnë dërgimin e mjeteve të mbrojtura të patrullimit, si Mastiff apo mjete si Jackal, që mund të përdoren për misione zbulimi apo edhe mjete patrullimi të distancave të largëta, thotë raporti.