Top News – Britani-Francë, ulen tensionet/ Londra tërheq luftanijet nga ishulli i Xhersit
07/05/2021 14:28

Tensionet midis Britanisë dhe Francës në lidhje me të drejtat e peshkimit u ulën së fundmi pasi Britania tërhoqi dy luftanije nga ujërat përreth ishullit britanik të Xhersit, ku peshkatarët francezë kishin organizuar një protestë. Rreth 20 peshkarexhe franceze lundruan drejt Xhersit një ditë më parë, duke lëshuar raketa ndriçuese dhe duke mbajtur parulla me thirrje për hyrje në ujërat e Xhersit. Peshkatarët francezë thanë se po u ndalohej hyrja në ujërat përreth territorit britanik që shtrihet deri afër bregdetit verior të Francës. "Ne erdhëm sot për të protestuar sepse gjithmonë kemi peshkuar në këto ujëra dhe ata brenda natës na hoqën të gjitha të drejtat e peshkimit" Britania dislokoi dy luftanije në këtë zonë për të "monitoruar situatën", ndërsa Franca dërgoi dy anije patrulluese në ujërat franceze përreth Xhersit. Anijet britanike dhe franceze ishin në një distancë prej rreth 20 kilometrash larg njërëra-tjetrës. "Duke marrë parasysh se për momentin situata është zgjidhur, anijet e Patrullës Detare të Marinës Mbretërore do të përgatiten të kthehen në port në Britani", thuhet në një deklaratë të Kryeministrit britanik Boris Johnson të lëshuar të enjten. "Ne mbetemi në gatishmëri për të ofruar çdo ndihmë të mëtejshme nëse ajo kërkohet nga Xhersi." Marrëveshja për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian përcakton dispozita të veçanta për zonat e peshkimit rreth ishullit. Anijet franceze që po peshkonin në ujërat e Xhersit për të paktën 10 ditë në vit midis 2017 dhe 2020 kanë të drejtë të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen. Ajo që duket se ka ndodhur është se autoritetet e Xhersit kanë ndjekur një qasje shumë kufizuese për ata që duhet të japin prova se kanë peshkuar në tre vitet e fundit. Por analistët thonë se tensionet mbi peshkimin ka të ngjarë të vazhdojnë ndërsa Britania kërkon të përmbushë premtimin e saj për Brexitin, për të "rimarrë kontrollin" e kufijve të saj ujor dhe tokësor.

Top Channel/Papa ofrohet si negociator/Lufta Rusi-Ukrainë,ati i shenjtë mirëpret bisedime në Vatikan
09/07 20:05
Top Channel/ S’ka qetësi në Gaza, izraelitët nuk i tremben Trump! Situatë e rëndë pas bombardimeve
09/07 19:38
Top News – ‘Bombat’ e Trumpit në mes të Moskës / Kremlini nuk e konfirmon dhe as e mohon raportin
09/07 17:40
Top News – Polonia e Turqia kundër Elon Musk / Chatbot-i i tij, komente fyese e lëvdata për Hitlerin
09/07 15:31
Top News – BE përgatitet për krizat e ardhshme / Mbledh rezerva ilaçesh dhe pajisjesh mjekësore
09/07 15:28
Top Channel/ Përmbytjet, tronditja vijon në Teksas! Të paktën 109 viktima dhe 161 të zhdukur
09/07 14:56
Top Channel/ “Putin flet budallallëqe”! Moska “çmendet” nga kritikat e Trump, kryen sulm në Ukrainë
09/07 14:55
Top News – Zelensky mbërrin në Romë / Takim me Papën dhe konferencë për rimëkëmbjen e Ukrainës
09/07 14:55
Top News – ‘Po pushtohemi nga Kina…’ / Tajvani përgatitet, stërvitje të mëdha ushtarake
09/07 14:54
Top News – Hegseth nuk informoi Trumpin…Ndaloi armët për Ukrainën pa njoftuar Shtëpinë e Bardhë
09/07 14:52
Top News – “Do bombardoj Moskën dhe Pekinin!” Trump kërcënoi Putin e Xi Jinping në mandatin e parë
09/07 14:51
Top News – Shpërthejnë zjarret dhe plaçkitjet…Marseja në alarm, mbyllet aeroporti, 100 të lënduar
09/07 14:24
Top News – As me SHBA-në dhe as me Kinën…Macron në Britani: Evropa të reduktojë varësinë
09/07 14:10
Top Channel/ Identifikime të rralla, zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru
09/07 14:02
Top Channel/ Elon Musk “plas bombën” e radhës, akuzon ish-këshilltarin e Trump për…
09/07 14:01
Top News – Vd*kja e ministrit të Putinit…Paralajmërim për elitën politike ruse
09/07 12:20
Top Channel/ “Trump kërcënoi të bombardonte Moskën”, del regjistrimi audio!
09/07 12:19
Top News – Evropë, trefishohen viktimat nga i nxehti / Ndryshimet e klimës po bëjnë ‘kërdinë’
09/07 12:17
Top News – NATO ‘ngrihet në këmbë’, raketat e Putinit drejt kufirit, ngrihen avionët luftarakë
09/07 12:16
Top News – I premton Ukrainës 10 raketa Patriot / Trump i tërbuar me Putinin: Thotë budallallëqe
09/07 12:10