Bisedimet mes britanisë së madhe dhe bashkimit evropian rifilluan në bruksel ndërsa të dyja palët po bëjnë kështu një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje tregtare të post-brexitit. Mosmarrëveshjet mbi peshkimin dhe rregullat e biznesit vazhdojnë por qeveria britanike tha se marrëveshja është ende e mundur pavarësisht kohës së shkurtër të mbetur. Nëse asnjë marrëveshje nuk arrihet dhe nuk ratifikohet deri në fund të vitit, atëherë Brirania dhe BE mund të kthejnë taksat e importit për mallrat e njëri tjetrit. Po ashtu do të kthehen edhe kontrollet kufitare.