Inteligjenca artificiale përbën një kërcënim më urgjent për njerëzimin se sa ndryshimet e klimës, thotë për agjencinë e lajmeve Reuters, njeriu që konsiderohet si babai i saj, Geoffrey Hinton. Ky i fundit, dha dorëheqjen së fundmi nga Google, pas një dekade në këtë kompani, duke thënë se ai donte të fliste për rreziqet e teknologjisë, pa prekur ish punëdhënësin e tij.