Nëse Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për të rritur kufirin e borxhit deri në fund të këtij muaji, në gjysmën e parë të qershorit ekonomia amerikane mund të futet në një spirale të rrezikshme, që do të reflektohej edhe në ekonominë globale. Një analizë e Moody’s, agjencisë së vlerësimit të borxhit thotë se ngërçi mund të çonte në humbjen e 10 milionë vendeve pune brenda qershorit.