Rikthimi i reshjeve të dëborës dhe ulja e ndjeshme e temperaturave ka shkaktuar rrugë të bllokuara e vështirësi në qarkullim e mjeteve në të gjithë vendin. Përmes një komunikate për mediat, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se aktualisht është e bllokuar rruga Peshkopi-Lurë, ndërsa qarkuillimi i mjeteve është i mundur vetëm me anën e zinxhirëve në rrugën e Arbrit, si dhe në akset Lurë-Rrëshen dhe Xibër-Klos.