Avionët luftarakë britanikë kapën përsëri dy bombardues rusë që fluturonin në veri të ishujve Shetland të Skocisë mbrëmjen e tyë hënës. Hera e fundit që avionët rusë u zbuluan në zonën veriore të patrullimit ajrore të NATO-s ishte thuajse një javë më parë. Detajet i zbuloi Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe, e cila në një deklaratë tha se Departamenti vuri në dukje se avionët po vëzhgonin bombarduesit Tu-142 kur ata kaluan brenda zonës së patrullimit të NATO-s. Avionët Typhoon u dërguan nga Aeroporti Lossiemouth në veri-lindje të Skocisë menjëherë për të larguar bombarduesit rusë.