Dy avionë luftarakë Typhoon të Forcës ajrore mbretërore në Britani, kanë pikasur dhe kanë kthyer mbrapsht dy bombardues bërthamorë rusë mbi detin e zi. Trupat britanike u dislokuan në kufirin polak në mesin e një krize emigrantësh që perëndimi thotë se mbështetet nga Kremlini ndërsa avionët Tayphoon u ngritën në fluturim nga skocia. Dy bombarduesit rusë Tu-160 'Ëhite Sëan' kishin hyrë në një zonë interesi të britanisë së madhe, tha departamenti i mbrojtjes, pa dhënë detaje të tjera. Avionët luftarakë të Kremlinit iu afruan hapësirës ajrore holandeze para se të interceptoheshin nga RAF dhe iu drejtuan veriut në hapësirë ajrore ndërkombëtare mbi detin e veriut.