Rusia ka bombaruar një qendër tregtare në Kiev, duke shktatërriuar plotësisht ndërtesën dhe duyke u marrë jetën të paktën 4 personave. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në orët e vona të së dielës teksa qendra tregtare dhe veturat përreth saj janë kapluar nga flakët. Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitchko, ka thënë se avionët rus kanë qëlluar gjithashtu disa shtëpi të një lagjeje të populluar në Podil.