Së paku 60 persona u vranë kur një bombë goditi një shkollë në Ukrainën lindore, tha presidenti i këtij vendi, Volodymyr Zelensky. Guvernatori i rajonit Luhansk, Serhiy Haidai, tha se, në kohën e sulmit, 90 veta po strehoheshin në ndërtesën në qytetin Billohorivka dhe se 30 prej tyre shpëtuan. Ai tha se një aeroplan i ushtrisë ruse ka hedhur bombën të dielën; Rusia nuk komentoi. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se është “i tmerruar” nga sulmi vdekjeprurës dhe shtoi se “civilët duhet të kursehen gjithmonë në kohë lufte”.