Top News/ Bomba bërthamore mbi SHBA e Seul / Kim Jong un kërcënon sërish: Po na provokojnë
08/10/2024 12:00

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar përsëri se mund të përdorë armët bërthamore në konflikte të mundshme me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara të amerikës, raportuan mediat shtetërore të martën. Ai i akuzoi këto dy vende se po e provokojnë Korenë e Veriut dhe se po rrisin armiqësitë në Gadishullin Korean. Kim ka bërë disa herë kërcënime të ngjashme për përdorimin e armëve bërthamore për parandalimin e sulmeve kundër vendit të tij, por paralajmërimi më i ri vjen në një kohë kur ekspertët e huaj thonë se Koreja e Veriut mund të rrisë armiqësitë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA muajin e ardhshëm. Gjatë një fjalimi të hënën në një universitet që mban emrin e tij, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Kim Jong Un, ai tha se Koreja e Veriut “do t’i përdorë pa asnjë ngurrim të gjitha armët sulmuese kundër armiqve të vet”, nëse ata përpiqen t’i përdorin forcat e armatosura kundër Koresë së Veriut, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Veriut, KCNA. “Në këtë rast, nuk përjashtohet as mundësia për përdorimin e armëve bërthamore”, shtoi ai. Kim tha se qëndrimi bërthamor i Koresë së Veriut duhet të përmirësohet, sepse Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të forcojnë aleancën e tyre ushtarake bazuar në planifikimin e përbashkët bërthamor dhe strategjik, një veprim që ai tha se do të rrisë rrezikun e prishjes së ekuilibrit të pushtetit në Gadishullin Korean. Duket se ai iu referua udhëzimeve të reja mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së për parandalimin e sulmeve, që këto dy vende i nënshkruan në korrik, për të integruar armët konvencionale të Koresë së Jugut me armët bërthamore të SHBA-së, në mënyrë që të përballen më mirë me kërcënimet e vazhdueshme që vjinë nga Koreja e Veriut. Vetë koreja e jugut nuk ka armë bërthamore. Që kur miratoi një doktrinë agresive bërthamore në vitin 2022, Koreja e Veriut është zotuar në mënyrë të përsëritur se do t’i përdorë armët bërthamore e para, nëse parashikon se udhëheqësia e Penianit është e rrezikuar. Por, shumë ekspertë dyshojnë nëse Koreja e Veriut mund ta bëjë vërtet këtë, pasi forcat e saj ushtarake janë më të dobëta se ato të SHBA-së dhe Koresë së Jugut. Zyrtarët e SHBA-së dhe të Koresë së Jugut kanë paralajmëruar se një përpjekje e Koresë së Veriut për të përdorur armë bërthamore do të kishte për pasojë fundin e Qeverisë së Kim Jong un.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36