Kryeministri izraelit, benjamin Netanyahu ka marrë masa të dielën ndaj një anëtari të kabinetit të tij i cili thuhet se është shprehur i hapur ndaj idesë që izraeli të kryente një sulm bërthamor mbi gaza, ku lufta me militantët e hamasit po shkakton një bilanc tronditës viktimash civile. Zyra e netanyahut tha në një deklaratë se ministri në fjalë, ai i trashëgimisë, Amihay Eliyahu, nga një parti e ekstremit të djathtë në qeverinë e koalicionit, ishte pezulluar nga mbledhjet e qeverisë deri në një njoftim të dytë.