Senatorët brazilianë kanë votuar për të rekomanduar vënien nën akuzë penale të presidentit Jair Bolsonaro në lidhje me mënyrën se si e menaxhoi ai pandeminë shkatërrimtare të covidit. Një panel i senatit, mbështeti një raport që kërkonte akuzimin e Bolsonaros madje edhe për krime kundër njerëzimit pas 600 mijë viktimash të regjistruara në vend nga koronavirusi.