Top News – Bodigardë, identitet i ri dhe para! Kosto marramendëse e dëshmitarëve të drejtësisë
02/03/2021 22:16

Që prej vitit 2009, Shqipëria u është bashkuar vendeve që përdorin dëshmitarë, apo autorë të penduar për zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme kriminale e sidomos të atyre që rrezikojnë të shoqërohen me të tjera krime. Por, për çdo dëshmi ka një kosto që e përballon shteti shqiptar dhe paguhet nga taksapaguesit. Ligji me numër 10173, i dekretuar në datë 22 tetor të vitit 2009 nga ish-presidenti Bamir Topi “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë” në 31 nenet e tij ka të specifikuar deri në detaje përfitimet e dikujt që përfiton statusin e të penduarit. Në rastet e marrjes së statusit, ai, por edhe familja gëzojnë benifite si kurrë më parë. Të ardhura për familjen, roje sigurie që paguhen nga shteti, shoqërime me makina shtetërore të familjarëve, apo fëmijëve në rastet kur është kryefamiljar. Vetë i penduari nuk ka ato kushte në burg si të dënuarit e tjerë. Programi për mbrojtjen e dëshmitarëve parashikon jo vetëm garantimin e jetës së personit dhe familjes së tij, por edhe strehimin, trajtimin financiar, mjekësor, arsimimin e deri te trajtimi psikologjik. Pavarësisht kësaj kostoje, ky program është vlerësuar si i suksesshëm duke garantuar vazhdimësinë dhe zgjerimin e tij. Ndryshimi i vendbanimit është nga veprimet e para që zyra për mbrojtjen e dëshmitarëve ndërmerr ndaj bashkëpunëtorit të Drejtësisë që ka fituar këtë status. Agjentë të zyrës kujdesen për të gjetur një banesë në një qytet tjetër, ku akomodohet personi që ka fituar trajtimin e posaçëm, së bashku me familjen e tij. Shpenzimet e banesës, e cila duhet të ketë minimalisht kushtet e banesës që familja e marrë në mbrojtje ka pasur më parë sigurohen dhe paguhen nga vetë zyra për mbrojtjen e dëshmitarëve. Vendndodhja e banesës mbahet sekret dhe atë e dinë vetëm agjentët që kujdesen me ruajtjen fizike të personave të marrë në mbrojtje. Në raste të veçanta, përveç ruajtjes me agjentë në banesën e bashkëpunëtorit mund të montohen edhe kamera vëzhguese, në rast se këtë masë e pranon edhe vetë bashkëpunëtori. Lëvizjet e personit të marrë nën ruajtje dhe familjarëve të tij kryhen nën vëzhgimin dhe shoqërimin e agjentëve të zyrës për mbrojtjen e dëshmitarëve. Për raste të veçanta, kur shkalla e rrezikut vlerësohet e lartë, strehimi i personit të marrë nën mbrojte dhe familjes së tij realizohet edhe jashtë vendit, siç është vepruar në dy raste. Trajtimi financiar i personave të marrë nën mbrojtje është një tjetër detyrim i shtetit ndaj këtyre personave. Drejtoria për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe luftës kundër krimit të organizuar, e ngritur prej vitesh në Ministrinë e Brendshme ka tashmë një “check list” me personat që janë pjesë e atyre që përfshihen në programin e Mbrojtjes.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16