Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken Blinken ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë për të pritur emigrantët afganë në Shqipëri. Sekretari amerikan i shtetit bën me dije se ka telefonuar kryeministrin Edi Rama dhe kanë biseduar në lidhje me ofertën e NATOS-s për Shqipërinë. Me anë të një postimi në Twitter, Blinken tha se i është mirënjohës Ramës që u ka siguruar strehë përkohësisht qytetarëve afganë në nevojë.