Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken shprehu vlerësimin se do të ketë përparim në çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO, pas takimit që pati mëngjesin e së hënës me homologun e tij turk, Hakan Fidan, në Ankara. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, shefi i diplomacisë amerikane nuk ka saktësuar nëse ka marrë ndonjë garanci konkrete, megjithatë ai shprehu kënaqësinë e tij për dërgimin e protokollit të pranimit në Asamblenë Kombëtare të Turqisë.