Atentati ndaj ish-efektivit të policisë Xhelal Reçi, një ditë më parë në Laç vijon të mbetet pa autor. Përgjatë 24 orëve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 15 persona të dyshuar që mund të kenë dijeni rreth krimit, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar në gjurmët e autorëve.