Mjete të blinduara të ushtrisë amerikane dhe pajisje të tjera kanë mbërritur në portin e Esbjergut në Danimarkë, në mbështetje të dislokimit të një brigade të blinduar amerikane në evropë. Operacioni, i quajtur ‘Atlantic Resolve’ përfshin rotacionin e njësive të ushtrisë amerikane në evropë, si pjesë e përfshirjes së tyre në praninë e NATO-s në rajon.