Bjellorusia, një aleat i vogël i rusisë në kufi me ukrainën, ka deri në 1.5 milionë trupa të mundshme ushtarake, jashtë forcave të saj të armatosura – u citua të thoshte një zyrtar i lartë i vendit të shtunën. Presidenti Aleksander Lukashenko, ka mbështetur homologun e tij rus, vladimir Putin në pushtimin e ukrainës, madje edhe duke e lënë atë të nisë pushtimin nga toka bjelloruse dhe duke lejuar trupat e moskës të trajnojne rekrutët e rinj të mobilizuar në Bjellorusi. Këtë muaj, lukashenko urdhëroi krijimin e një force të re të mbrojtjes territoriale, vullnetare, prej rreth 150 mijë trupash. Ai tha se ushtria e tij do të luftonte vetëm nëse bjellorusia do të sulmohej.