Ministri bjellorusus i Mbrojtjes, Viktor Khrenin ka deklaruar se dislokimi në territorin e vendit të tij të sistemit rus “Oreshnik” ishte një masë replikuese ndaj përgjigje të provokimeve nga Perëndimi: "Më shumë se një vit më parë, armë taktike bërthamore u stacionuan në territorin tonë dhe ato janë përditësuar së fundmi. Hapi i fundit i realizuar nën direktivat e krerëve të shteteve tona ishte dislokimi i sistemit “Oreshnik”". Sistemi në fjalë bën pjesë në klasin e raketave hipersonike të afta për mbushje bërthamore dhe kanë rreze 5 500 km. Rusia goditi Dnipron me një raketë të tillë vitin e kaluar, por pa përdorur mbushje bërthamore. Sistemi ka përdorim strategjik për goditje të qyteteve të mëdha europiane, ashtu edhe për përdorim taktiik për goditjen e trupave dhe mjeteve ushtarake tokësore.