Ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimer Makey ka akuzuar vendet Perëndimore për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij, për të nxitur “kaos dhe anarki”, teksa në Bjellorusi po mbahen protesta që prej zgjedhjeve presidenciale të mbajtura muajin e kaluar. Ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimer Makey ka akuzuar vendet Perëndimore për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij, për të nxitur “kaos dhe anarki”, teksa në Bjellorusi po mbahen protesta që prej zgjedhjeve presidenciale të mbajtura muajin e kaluar. “Ne po shohim përpjekje për të destabilizuar situatën në vend”, tha ai në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Këto deklarata ai i bëri përmes një video-mesazhi. “Ndërhyrja në çështjet tona të brendshme, sanksionet dhe kufizimet e tjera ndaj Bjellorusisë do të kenë efekt të kundërt dhe nuk janë të dëmshme për askënd”, tha Makey.