Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pasi ranë në një pus gjatë një ceremonie martese në shtetin verior të Indisë, Uttar Pradesh. Policia tha se viktimat, të gjitha gra dhe fëmijë, ishin ulur mbi një shtresë metalike që mbulonte pusin, kur kjo e fundit u thye për shkak të peshës.