Top News/Biden shpërthen kundër Gjykatës Supreme: Është ‘ekstremiste’, Kongresi të kufizojë mandatet
30/07/2024 13:02

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se “ekstremizmi” në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara është duke minuar besimin publik në këtë institucion, dhe i ka bërë thirrje Kongresit që të përcaktojë afate kohore në mandate, dhe të fuqizojë një kod etike për nëntë gjyqtarët e kësaj gjykate. Ai, po ashtu, u ka bërë thirrje ligjvënësve që të ratifikojnë një ndryshim kushtetues që kufizon imunitetin presidencial. Biden, të cilit i kanë mbetur më pak se gjashtë muaj në Shtëpinë e Bardhë, i ka bërë këto deklarata në një librari presidenciale në Austin të Teksasit, për të shënuar 60-vjetorin e Aktit për Liri Civile. Thirrjet e tij për ndryshime dramatike në gjykatë kanë pak mundësi të miratohen nga Kongresi thellësisht i ndarë, vetëm 99 ditë para ditës së zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë, demokratët besojnë se këto kërkesa do t’i bëjnë votuesit që të fokusohen në prioritete. “Ekstremizmi është duke minuar besimin publik në vendimet e gjykatës”, ka thënë Biden. “Ne mundemi, dhe ne duhet ta parandalojmë abuzimin e fuqisë presidenciale, dhe të rikthejmë besimin në Gjykatën Supreme”. Shtëpia e Bardhë është përfshirë në zemërimin në rritje të demokratëve për Gjykatën Supreme, e cila ka shumicë të konservatorëve – gjashtë të tillë – dhe ka lëshuar opinione që kanë përmbysur vendime historike, sikurse ai për të drejtat e abortit.

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10