Presidenti amerikan Joe Biden ka zgjeruar listën e kompanive kineze, në të cilat investitorët amerikanë nuk mund të kenë aksione, për shkak të lidhjeve të dyshimta me sektorë kinezë për mbikëqyrje. Biden ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv më 3 qershor, duke vënë theksin te ndalimi për investime në 59 kompani kineze.