Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se rajoni i Ballkanit gjendet në listën e prioriteteve të administratës amerikane. Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown në Uashington, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se pesë diplomatët e rinj amerikan që pritet të mbërrijnë në rajon janë me përvojë të jashtëzakonshme në Ballkan dhe se vetë presidenti Joe Biden është i interesuar për Ballkanin.