Marrëdhëniet mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ranë në nivelet më të ulëta të mundshme të hënën, pasi kombet e bashkuara miratuan me mbështetjen e shba-së, një rezolutë që kërkon armëpushim në Gaza, duke shkaktuar edhe reagimin e zemëruar të udhëheqësit izraelit. Netanyahu anuloi papritmas një vizitë në Uashington këtë javë nga një delegacion i lartë, që do të diskutonte për ofensivën e paralajmëruar nga izraeli në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pasi SHBA abstenoi në Këshillin e sigurimit, duke hequr dorë kështu nga vetoja me të cilën kishte bllokuar deri më tani rezolutat që kërkonin armëpushim në gaza.