Top News – Biden e ka gati planin/ Kërkon rritje taksash për më të pasurit
23/04/2021 15:08

Presidenti amerikan Joe Biden do të propozojë një rritje taksash për amerikanët e pasur. Propozimi mund të ngrejë shkallën e margjinit dhe të rrisë taksat mbi fitimet në investime për të pasurit. Rritja e taksës do të ndihmonte në sektorë si kujdesi për fëmijët dhe arsimi, por nuk do të përdorej për kujdesin shëndetësor. Shtëpia e bardhë thotë se plani Familja amerikane, që Biden pritet ta prezantojë të plotë javën e ardhshme, nuk do të prekë familjet që fitojnë më pak se 400 mijë dollarë në vit. “Presidenti mendon që kjo duhet të peshojë mbi amerikanët e pasur që mund ta përvallojnë dhe mbi korporatat dhe bizneset që munden ta përballojnë po ahstu”, tha zëdhënësja e shtëpisë së bardhë, Jen Psaki. Propozimi do ta rriste taksën mbi të ardhurat në 39.6 për qind, nga 37 që është aktualisht. Lëvizja do të përmbyste vendimin e donald trump, në 2017, për një reduktim të taksës për ata që fitonin më shumë para. Plani do të bënte që thuajse të dyfishohej taksa mbi fitimet në bursa, duke shkuar në 39.6 për qind për personat që fitojnë më shumë se 1 milionë dollarë. e kjo është një rritje dramatike nga 20 për qind që është aktualisht. Në disa shtete, që vendosin edhe taksat e veta mbi fitimet, shifra totale me të cilën do të mund të përballeshin investitorët do të shkonte në mbi 50 për qind. Plani sidoqoftë do të mund të ndeshej me rezistencë nga republikanët në kongres.

Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19
Top News – Trump triumfator në Kongres / ’Ligji i madh e i bukur’, çfarë efektesh do të ketë?
04/07 12:17
Top News- Hapën zjarr mbi palestinezët e uritur…Kontraktori i ndihmave në Gaza: Pashë kolegët e mi
04/07 12:13
Top News – ‘Mbyllet’ qielli mbi Francë / Greva e kontrollorëve ‘ndëshkon’ mijëra pasagjerë
04/07 12:04
Top News – Aleatët e NATO-s lëshojnë alarmin: Putin po përdor armë kimike në Ukrainë
04/07 12:04
Top News – Top i madh zjarri e tym i zi mbi Romë / Tronditet qyteti, shpërthen stacioni i benzinës
04/07 12:03
Top News – Zhgënjehet me Putinin, flet me Zelenskin / Trump: Nuk po provon t’i japë fund luftës
04/07 12:00
Top Channel/”Ferri” i Europës: Nuk frenohen dot flakët, mijëra të evakuar!
04/07 11:58