I zgjedhuri i Himarës, Fredi Beleri e konsideron shkelje të të drejtave të tij kushtetuese, mosdhënien e lejes për betim si kryebashkiak i Himarës. Pas reagimit të kryeministrit Rama lidhur me rezolutën e miratuar nga Partia Popullore Europiane, Beleri publikoi përgjigjet zyrtare të autoriteteve, ku argumenton se nuk ka asnjë vendim gjyqësor për kërkesën e tij për lejen e veçantë që do i jepte të drejtën e betimit si kryebashkiak.