Top News – Beteja për Vjosën/ ’Të shpëtojmë’ lumin e fundit të egër të Evropës
14/05/2021 15:44

E gjatë 272 kilometra, Vjosa njihet si "një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë". I çmuar për biodiversitetin e tij, lumi përshkon Shqipërinë nga lindja në perëndim. Por, atij, shkruan AFP, i kanoset një rrezik. Megjithëse autoritetet shqiptare e kanë shpallur "zonë të mbrojtur", ambientalistët dhe banorët kanë frikë se planet për ndërtimin e digave dhe hidrocentraleve mund të dëmtojnë ekosistemet e lumit. Aktivistët mendojnë se po mbaron koha për ta shpëtuar atë. “Nëse ndërtohen digat, biznesi im merr fund. Unë do detyrohem të kthehem në emigracion bashkë me familjen, pasi këtu s’do kem mundësi tjetër për të mbijetuar.” "Vjosa konsiderohet si një nga zonat me përparësi për biodiversitetin dhe ekosistemet e ujërave të ëmbla në Evropë." "Ne këtu kemi lindur, këtu jemi rritur dhe nuk duam që Vjosa të preket. Gjithçka do të përmbytej dhe ku do të shkonim, ku do të jetonim? Ne nuk duam që të na e marrin Vjosën". "Statusi i parkut kombëtar do të garantonte mbrojtje ligjore afatgjatë për ekosistemet e Vjosës dhe do të parandalonte zhvillimin e çdo dige, aeroporti a projekteve të tjera që kërcënojnë mjedisin." "Statusi i zonës së mbrojtur do të ofronte njëfarë sigurie për Vjosën, por nuk do përjashtonte rreziqet e ndërtimit të digave." Dhe ky rrezik, mishërohet në planin për të ndërtuar një digë hidroelektrike të lartë 50 metra. Një firmë turko-shqiptare ka të drejtat për projektin, dhe ky do të ishte hapi i parë shkatërrues për të ndryshuar rrjedhën prej rreth 200 kilometrash të pjesës shqiptare të lumit. Diga do të përmbyste zonat e mbushura me specie të rralla të kafshëve dhe bimëve, do zhdukte tokat bujqësore, do dëmtonte jetesën e peshkatarëve dhe do detyronte mijëra banorë të linin shtëpitë e tyre. Për të shmangur këto, ata kanë përfshirë në kauzën e tyre edhe personazhe të rangut të parë, si Leonardo DiCaprio.

Top News/ ‘S’më rruhet për SPAK’/ Kryemadhi lëshon gojën, akuzon dhe Metën
19/04 23:00
Top Channel/ Presioni i SHBA e BE, Meta zbutet me SPAK, shpall Monikën kryetare të grupit armiqësor
19/04 22:55
Top Channel/ Meta e Kryemadhi shou, bashkëshortja e kreut të PL: Nuk më rruhet për SPAK
19/04 22:51
Top News/ Meta ndan Kryemadhin, kreu i PL: Njëri nga ne qëndron në kryesi
19/04 22:31
Top News/ BE-Srebrenica të mos mohohet, gjenocidi është gjenocid
19/04 21:57
Top News/ “Kam eksploziv”, terror në ambasadën iraniane në Francë. Një i arrestuar
19/04 21:57
Top News/ Konflikti Izrael-Iran, SHNA: Nuk kishim dijeni për sulmin dhe nuk u përfshimë në të
19/04 21:56
Top News/ “Izraeli tregoi forcën kundër Iranit”, udhëheqësit botëror thirrje për qetësi
19/04 21:56
Top Channel/ “S’më rruhet as për burgun as për SPAK-un”, Kryemadhi lëshon gojën: Unë jam tradhtarja
19/04 21:48
Top News/ Berisha shpjegon programin e ardhshëm të PD: Shteti ligjor mbetet shtyllë kryesore
19/04 20:42
Top News/ Rithemelimi kërkon qeveri teknike, Berisha: Mundësi e vetme për rotacion politik
19/04 20:41
Top News/ Berisha: Shqipëria, duhet të mbetet yll polar i të gjitha reformave dhe politikës tone
19/04 20:40
Top News/ Berisha: Droga e ktheu Euron në narkoeuro, rotacioni politik i bllokuar
19/04 20:40
Top News/ “Korrëm fitore”, Berisha flet për aksionin opozitar: Ndodhemi në betejë të re
19/04 20:40
Lajmet kryesore të ditës – Top News, 19 Prill 2024
19/04 20:30
Top News/ Përmbytjet në Dubai, kaos në aeroport dhe në autostrada edhe pse reshjet pushuan
19/04 20:26
Top News/ Ankesat për tenderat. Më shumë se gjysma për vlerësimin e ofertave
19/04 19:40
Top News/ Projektligji i ri i Qeverisë. Lehtëson procedurat për abortin, parashikon surrogacinë
19/04 19:15
Top Channel/ 3-vjeçari ende i zhdukur! Lihet në burg gjyshi i të miturit dhe i afërmi i tij
19/04 19:13
Top Channel/ Protesta e opozitës para bashkisë Tiranë, ndërkombëtarët dënojnë dhunën
19/04 19:12