Top News-Beteja për bastionin e fundit të lirë/Talebanët bombardojnë luanët e Panjshirit me kamikazë
04/09/2021 11:57

Talebanët pritet të bombardojnë rezistencën e Luanëve të Panjshirit me kamikazë në betejën e përgjakur në lidhje me rajonin e fundit që po i bën rezistencë grupit ekstremist. Luftëtarët e rezistencës në luginën e Panjshirit thanë të premten se ata po luftonin për të zbrapsur sulme të rënda. Përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje mes dy palëve kanë dështuar dhe talebanët po provojnë të kapin provincën e fundit që po u bën rezistencë pasi morën kontrollin e pjesës tjetër të afganistanit. “Talebanët kanë një avantazh të konsiderueshëm”, thotë Nishank Motvani, një analist afgan me bazë në australi, duke shtuar se islamikët janë fuqizuar nga fitoret e fundit. Ata janë të armatosur mirë dhe kanë faktorin psikologjik në anën e tyre pasi rrëzuan qeverinë shumë shpejt. Talebanët vec të tjerash kanë shtënë në dorë një arsenal të jashtëzakonshëm armatimesh dhe pajisjesh ushtarake që trupat amerikane lanë pas. Por, luftëtarët e frontit të rezistencës kombëtare, të përbërë nga milici anti talebane dhe ish forca sigurie të afganistanit, besohet po ashtu se kanë armatime domethënëse në luginë. Mijëra luftëtarë anti talebanë janë mbledhur në bastionin e fundit dhe po njihen tani si Luanët e Panjshirit. Ata janë një nga xhepat e fundit të rezistencës së organizuar që kur talebanët morën vendin pas tërheqjes amerikane. Të mërkurën, një zyrtar taleban, Amir Khan Muttaqi, u drejtoi një mesazh duke thënë se forcat e tyre kishin rrethuar luginën. Por, duket se luanët e Panjshirit nuk kanë ndër mend ta bëjnë këtë.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB