Luftëtarët e rezistencës në luginën Panjshir thonë se kanë vrarë me dhjetëra talebanë që u përpoqën të hynin në një grykë të ngushtë që con drejt luginës sot. Lugina, në veri të kabulit, është bastioni i fundit i lirë në afganistan. Fronti kombëtar i rezistencës, që përfshin milicitë etnike taxhike dhe ish forca afgane të sigurisë, është betuar të mbrojë enklavën ndërsa grupi islamik thotë se e ka rrethyar atë. Rezistenca tha të mërkurën se kishte vrarë me 190 luftëtarë talebanë në 24 orë, në luftimet rreth Shotulit dhe Golbaharit, fshatra në fundin jugor të luginës ku natyra u ofron atyre mbrojtje nga pushtuesit.