Thuajse çdo vendim qeveritar, pasohet me retorikën kundërshtuese të ish kryeministrit Berisha, i cili drejton gishtin e akuzës nga Rama për afera të dyshuara korruptive dhe fijet që e lidhin me oligarkët dhe pronarët e kompanive fituese të tenderave. Por, kur bëhet fjalë për konçesionin e segmetit rrugor ‘Thumanë-Kashar’, Berisha zgjedh të mos shpenzojë asnjë minutë nga daljet e tij të shpeshta mediatike, për t’ia dedikuar qytetarëve që preken nga shpronësimet me një çmim minimal dhe kostos së tenderit që dukshëm është i fryrë.