Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar antikushtetues vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kushtetuesja mori vendim me shumicë votash për shfuqizimin e vendimit të marrë në prill 2025 të Gjykatës së Lartë dhe riktheu çështjen për shqyrtim në këtë gjykatë. Kreu i PD kundërshtoi në Kushtetuese të gjitha masat e sigurisë të vendosura ndaj tij nga shkalla e parë e Gjykatës së Posaçme dhe që u lanë në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë. Sali Berisha kaloi gati 11 muaj me masën e sigurisë arrest shtëpie. Aktualisht, ndaj tij është në fuqi masa e sigurisë detyrim paraqitje. Përplasja mes Berishës dhe GJKKO nisi kur kreu i PD refuzoi të respektojë masën e sigurisë detyrim paraqitje me arsyetimin se gëzonte imunitetin e deputetit dhe se prokuroria nuk kishte marrë autorizimin e Kuvendit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do përkthehet në heqjen e masës aktuale të sigurisë të vendosur ndaj tij, por se Kushtetuesja ka gjetur shkelje në vlerësimin e saj antikushtetuese në vendimin e marrë për këtë çështje.