Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi mori leje nga Prokuroria e Posaçme për të mos u paraqitur në zbatim të masës së sigurisë, udhëtori drejt Strasburgut, në një takim me Partinë Popullore Europiane. Gjatë këtij takimi, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, për përndjekje politike ndaj liderëve të opozitës, (Berisha, Meta e Mediu), si dhe dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji. Sipas Berishës, gjithçka është bërë për të goditur opozitën dhe për të marrë një mandat të katërt qeverisës. Berisha ngriti edhe shqetësimin mbi drejtësinë.