Top News – Bëri gjithçka siç duhet/ Përse u godit rëndë Peruja…
26/05/2020 20:21

Peruja është një nga të parat vende të kontinentit amerikan që ka marrë masa strikte parandaluese për koronavirusin, si urdhëri për të qëndruar në shtëpi, shtetrrethim dhe mbyllje të kufijve. Por si mundi ajo të prekej rëndë nga covidi. Aktualisht, peruja ka më shumë se 123900 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 3600 viktima, duke u renditur e dyta pas brazilit në amerikën latine. Dy vendet, e kanë menaxhuar pandeminë krejtësisht ndryshe. Ndërsa presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka minimizuar rreziqet e koronavirusit, presidenti i Perusë, Martin Vizcarra, shpalli më 15 mars gjendjen e emergjencës që përfshinte vetëkarantinën e detyrueshme dhe mbylljen e kufijve të vendit. Por virusi nuk u ndal. Rreth 85 për qind e shtretërve të terapisë intensive me ventilatorë janë aktualisht të zënë dhe tejmbushja e spitaleve është një frikë e afërt. “Kjo nuk është një emergjencë shëndetësore, por një katastrofë shëndetësore. Është një situatë ku pandemia ka kapërcyer kapacitetet reaguese të sektorit të shëndetësisë “, thonë mjekët. Por si ka mundësi që një vend që reagoi shpejt dhe seriozisht të përfundojë në këtë pikë. Shumëkush në lagjet e varfra të perusë nuk ka zgjidhje tjetër vecse të rrezikojë shëndetin për të punuar, në mënyrë që të sigurojë ushqim. Imazhet në televizione tregonin edhe gjatë përiudhës së izolimit, radhë të gjata nëpër dyqane. Shumëkush mbante maska, por distancimi social nuk ishte i mundur. DUhet të qëndrojmë në radhë, përndryshe mbetemi pa ushqim – thonin njerëzit. Po ahstu, turma njerëzish shihen edhe nëpër banka, ndërsa përpiqen të sigurojnë fondet e ndihmës së qeverisë. Vendimi i saj për të ndihmuar të varfrit ishte një ide e mirë, por shpërndarja nuk u realizua mirë. Shumë peruanë po ahstu, jetojnë dhe punojnë në një mënyrë që thjesht nuk mund të pajtohet me distancimin social, me familje të mëdha, me katër apo më shumë persona që flenë në një dhomë të vetme. Tani gjendja e emergjencës në peru është shtyrë deri më 30 qershor dhe shpresa është që numrat të fillojnë të bien.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57