Në faqen e tij në facebook kryeministri Rama ka publikuar një video, shoqëruar me një status të gjatë nga Drenovica e Beratit. Rama në videon e publikuar shkruan për pamjet mbresëlënëse nga ajri që të japin iluzionin e një qilimi të thurrur e shtruar me kujdes, në të cilat tregohen plot 400 hektarë sera, të mbjella nga njerëzit e zakonshëm, familjarë të mirë e punëtorë të palodhur, që jetojnë e fitojnë përmes bujqësisë.