Një bebe që u nda nga prindërit e tij në kaosin e evakuimeve amerikane nga afganistani, më në fund është ribashkuar me familjen. Talebanët sapo kishin marrë kontrollin e vendit në gusht dhe shumë afganë ishin të dëshpëruar që të largoheshin nga vendi. Foshnja dy muajshe, Sohail Ahmadi, i ishte dhënë një ushtari amerikanë përmbi gardh, për ta mbrojtur atë nga shtypja pasi me mijëra njerëz tentonin të hynin në aeroportin e Kabulit.