Fëmijët e parë të vitit 2021 ishin dy vajza, të cilat erdhën në jetë një minutë pas ndërrimit të viteve, njëra në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ dhe tjetra te ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë. I shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministri Edi Rama vizitoi maternitetin “Koco Gliozheni”, ku I përcolli nga afër urimet e tij nënave që sollën në jetë 14 bebe në orët e para të vitit të ri në kryeqytet dhe te gjitha familjeve te reja shqiptare, ndërsa ndau dhe bonusin e të porsalindurve.