Ligjvënësit e BE-së i dhanë të enjten dritën jeshile një reforme të re të politikave të imigracionit dhe azilit. Parlamenti Evropian miratoi rregulla të reja që synojnë të përshpejtojnë kthimin e emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht në Evropë dhe të parandalojnë këta emigrantë të udhëtojnë në vende të tjera brenda BE-së. Teksti i miratuar parashikon“zhvendosje të detyrueshme” në situata emergjente, të cilat do të përcaktoheshin nga Brukseli.