Top News – BE, vaksina antiCovid/ Mbrojtje edhe ndaj variantit të ri
22/12/2020 12:11

Pas miratimit një ditë më parë të vaksinës së Pfizerit e BionTech nga BE-ja, tani nisin përgatitjet për hapat e ardhshëm të bllokut. Fushata e vaksinimi vjen në një kohë kur identifikimi i një lloji të ri shumë infektiv të koronavirusit në Britani ka shkaktuar kaos në mbarë rajonin, me disa shtete në BE që mbyllën itineraret e udhëtimit me Britaninë e Madhe dhe ndërprerje të tregtisë përpara festës së Krishtlindjeve. Zyrtarët e EMA-s thanë në një konferencë për shtyp se ka shumë të ngjarë që vaksina të ketë efekt edhe kundër variantit të ri të koronavirusit.. “Ka shumë të ngjarë që vaksina të ofrojë mbrojtje edhe kundër këtij varianti të ri. Agjencia nuk kishte ende prova në lidhje me llojin e ri, por vaksina gjeneron antitrupa që mund të neutralizojnë variante të ndryshme me mutacione. Tani për tani, nuk jemi shumë të shqetësuar”, shprehet Marco Cavaleri, shefi i Strategjisë Biologjike dhe Vaksinave te EMA. Zyrtarët gjermanë njoftuan se shpërndarja e vaksinës mund të fillojë në 27 dhjetor. Kompanitë farmaceutike duhet gjithashtu të paraqesin të dhëna shoqëruese për vaksinat e tyre për vitin e ardhshëm. EMA tha se kishte punuar gjatë gjithë kohës por duhej të sigurohej që vaksina të ishte e sigurt dhe efektive përpara se të jepte miratimin e saj. Kritika ndaj EMA-s ishte rritur pasi të dy rregullatorët e Britanisë së Madhe dhe SHBA i dhanë vaksinës dritën e gjelbër dhe filluan vaksinimet në javët e fundit. SHBA tani ka aprovuar një vaksinë të dytë, të prodhuar nga firma farmaceutike Moderna. EMA ka thënë se do ta përshpejtojë vendimin e saj të autorizimit për vaksinën e Moderna-s deri më 6 janar, gjashtë ditë më shpejt sesa ishte planifikuar.

Top Channel/ Trump-Merz, debat për naftën: Çmimi do bjerë pas sulmeve tona
03/03 23:13
Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill
03/03 23:12
Top Channel/ “El Mencho” në arkivol të artë, masa ekstreme sigurie
03/03 23:10
Top News- Bisha e marinës britanike niset drejt Qipros, gati të luftojë dronët iranian
03/03 23:00
Top News- Avionët britanikë F-35 rrëzojnë dronët armiqësor të Iranit/ Bombat oshtijnë në Iran
03/03 22:41
Top News- Franca “futet” në luftë, nxjerr aeroplanmbajtësen në Mesdhe, Irani drejt shkërmoqjes
03/03 22:41
Top News- Luftë edhe në det, Trump nuk e kursen Iranin, nxjerr marinën
03/03 22:40
Top News- Luftë deri në raketën e fundit, kush ka më shumë bomba e armatim mes Iranit e SHBA
03/03 22:32
Top News- Arkivol ari, muzikë dhe tonelata me lule, ceremonia mortore e “El Mencho”
03/03 22:30
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme prek Ngushticën e Hormuzit, Irani kërcënon të…
03/03 22:06
Top Channel/ Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin të…
03/03 21:49
Top Channel/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Greqia zhvendos raketat në…
03/03 21:48
Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
DIGITALB DIGITALB