BE ka menduar të ndihmojë Shqipërinë me 10 milionë euro shtesë për mjetet bazike për të luftuar COVID-19. Kete ia ka bere te ditur Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ministres te shendetesise, Ogerta Manastirliu. Përshëndetje, siç e thatë kjo është hera e 5-të që asiston BE për të ndihmuar Shqipërinë në kuadër të pandemisë. E kemi bërë që ditën e parë. Sot, kemi kënaqësinë pasi kemi sjellë 20 respiratorë fiks dhe aksesorët e tyre. Do ndihmojnë terapinë intensive. Kemi sjellë dhe shumë aksesore të tjerë, javës që vjen sjellim 30 respiratorë të tjerë të lëvizshëm.